5 shenjat që bën një mashkull kur do që të ndahet ju!

Të biesh në dashuri është pjesa më e lehtë. Por kur gjërat ndërlikohen dhe të duhet të jesh i sinqertë, burrat në këtë rast përdorin mënyra marramendëse për të të njoftuar se duan të largohen nga ju.

Ju bën fajtore juve për tensionet në marrëdhënien tuaj

Çfarëdo që të bëjë, ai përpiqet t’jua vërë juve mbi kurriz fajin. Ai nuk ka këllqe që të paktën të jetë i sinqertë dhe i vërtetë me ju, kështu që tregon veten në nivelit e ulët që ka rënë.

Ju quan të çmendur kur e denonconi për sjelljen e tij

Është mënyra më e lehtë për të dalë nga lidhja. Në vend që të pranojë rolin e tij në këtë shfaqje të pamerituar, ju quan të çmendur, sepse i sugjeroni se po bën diçka të gabuar. Kur burrat nuk duan të qëndrojnë në një lidhje, është gjëja më e lehtë për të bërë. Fyerja dhe mospërfillja e fjalëve tuaja, është mënyra e tij për t’ju thënë që ta shkarkoni nga detyrat e të dashurit. Këmba e tij është tashmë gjysmë nga dera, prandaj bëhu e mirë me të dhe thuaji lamtumirë. Ju nuk keni nevojë gjithsesi për një djalë të papjekur!

Bën plane me miqtë e tij, pa ju thënë

Ai del sa të dojë dhe ku të dojë, pavarësisht nëse ju vë në dijeni apo jo. Nuk ju tregon për planet që ka dhe nuk ju dërgonmesazhe kur është jashtë. Thjesht bën gjënë e tij, dhe ju nuk jeni më e sigurt se çfarë po ndodh. Për ju, ai është ende i dashuri juaj, por për të, ky nuk është më rasti. Ai dëshiron të tërhiqet nga marrëdhënia dhe kjo është arsyeja pse vepron sikur të jetë beqar. Kjo është ajo që ai aspiron të bëhet dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ju informon më për projektet e tij. Në kokën e tij, ti nuk je më e dashura.

Ju premton diçka dhe nuk e mban premtimin

Bëhet një zhgënjim i madh. Bën plane që ju entuziazmojnë dhe anulohen në minutën e fundit. Asnjë shpjegim, asnjë arsye e vërtetë, thjesht, është anuluar. Ju premton se do të kujdeset të marrë teshat tuaja nga lavanderia ose ushqim për të ngrënë, dhe nuk e bën. Fjalët e tij nuk do të thonë më asgjë dhe ai as që dëshiron të të japë shpjegim për veten. Në kokën e tij, nuk do të jeni më e dashura e tij për një kohë të gjatë, dhe për këtë arsye nuk është më e dobishme të jesh e dashur e mirë për të. Ai nuk bën më përpjekje dhe kjo duket me të vërtetë.

Vonohet për t’iu përgjigjur mesazheve dhe nuk ju telefonon

Në këtë pikë, është e qartë se çfarë do të thotë. Një burrë që ju dashuron, që dëshiron të jetë me ju dhe ju vlerëson, i përgjigjet mesazheve tuaja. Gjithashtu, ju telefonon dhe sigurohet t’ju dërgojë mesazhe gjatë ditës. Por ky njeri që po flasim është bërë një fantazmë. Mund ta ndjeni që nuk ju shkruan, humbet telefonatën tuaj…E kuptoni çdo ditë e më shumë, por nuk doni ta pranoni. E dashur, kjo nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe. Lërë këtë individ të papjekur t’i përshtatet nivelit që i takon, dhe shko të gjesh një djalë që do të të respektojë aq sa të të tregojë se si ndihesh përballë tij. Askush nuk mund të garantojë se do të jetë perfekt, por nuk mund të jetë më i ulët se kaq./Revista Psikologjia