Trupi yt flet çdo ditë. Po ti, a e dëgjon?
Nëse do të shikoni me vëmendje trupin tuaj do të vini re disa shenja nëse keni mungesa të elementëve ushqyes.
1. Buzë të cara tek cepat – Kjo tregon se keni mungesë të vitaminës B dhe hekurit. Ndaj konsumoni sa më shumë spinaq, drithëra integrale dhe vezë.
2. Thonjtë e brishtë dhe me njolla të bardha – tregon mungesë të zinkut dhe sugjerohet të konsumoni më tepër fara kungulli, mish pule dhe arra.
3. Lëkurë e plasaritur dhe e thatë – kjo tregon se keni mungesë të acideve yndyrore dhe omega 3. Ushqimet më të pasura me to janë arrat, vaji i ullirit dhe salmoni.
4. Dhimbje të shpeshta muskulare – tregojnë mungesë magnezi. Ushqimet më të pasura me magnez janë banania, cokollata e zezë dhe avokadoja.
5. Rënia e flokëve e vazhdueshme – tregon shenja të mungesës së proteinës dhe hekurit. Konsumoni më tepër bishtajore, mish të kuq dhe fara chia./healthybytea