I përkushtoheni gatimit me shumë fantazi dhe gjithmonë është diçka që i mungon? Janë disa truke të vogla që çdo shef kuzhine i përdor dhe janë fantastike për të arritur një shije ndryshe të ushqimit tuaj. Këto 5 këshilla janë shumë të rëndësishme prandaj mos i anashkaloni…
Të gjitha gjërat gati mbi tavolinë para se të gatuani
E rëndësishme para se të gatuani është që të gjitha produktet ushqimore t’i keni mbi tavolinë. Kështu do të shmangni rrëmujën dhe nuk do të harroni asnjë element të recetës.
Thika e mprehtë është thelbësore
Mprehtësia e një thike është një rregull bazë në prerjen e produkteve në gatim. Thikat e trasha jo të mprehta janë të rrezikshme dhe e vështirësojnë punën.
Shija është e para
Duhet të dini se pjata provohet para se të serviret. Ndonjëherë pak më shumë kripë ose piper do e ndryshojnë fytyrën e pjatës suaj.
Kripa është e para
Mos u frikësoni nga kripa. Nëse po gatuani një vakt të freskët në vend të një ushqimi të paketuar ju duhet të vendosni kripë në sasinë e duhur në mënyrë që shija të jetë kryesore.
Vendosni një peshqir të lagur poshtë dërrasës që prisni ushqimin
Dërrasat që pritni ushqimin janë shumë të rrezikshme kur ju keni një thikë në dorë dhe po përpiqeni të prisni diçka. Një peshqir i lagur nën dërrasë do e bëjë dërrasën më pak të rrëshqitshme./