Ne pergjithesi e kemi te ditur se mjekimi nuk duhet te merret kurre me stomak bosh.
Mirepo ushqimi qe ne konsumojme ose ndikon ne perthithjen e mkjekimit ose ul dobishmerine e ilaceve.
Keshtu ja disa kombinimi qe nuk duhet ti beni bashke asnjehere me disa ilace specifike:
1. Bulmeti dhe antibiotiket – Produktet si qumeshti apo nenproduktet e tij ndikojne ne perthithjen e antibiotikeve. Kalciumi ne permbajtje te bulmetit lidhet me antibiotikun ne sistemin tretes dhe e ul perthithjen dhe efektin e tij nga trupi. Keshtu qe sigurohuni qe antibiotiku te merret disa ore para ose pas konsumimit te ndonje bulmeti.
2. Qitro dhe statinat – Duke qene se statinat jane mjekimet per uljen e ‘kolesterolit te keq’, ato nuk mund te perzihen me grejpfrutin apo lengun e tij. Efektet anesore ne kete rast mund te jene dhimbje apo ngerçet muskulare, ndaj keshillohet te ulet ose eleminohet fare qitroja apo te tjere te ngjashem.
3. Perimet me gjethe jeshile dhe holluesit e gjakut – te gjithe mjekimet per hollim gjaku nuk duhen pire nderkohe qe konsumoni jeshilleqet si spinaqi, brokoli apo lakra kale pasi keto te fundit jane te pasur me vitamin K qe rrisin koagulimin e gjakut, dhe me e pakta te ulni sasine e ketyre.
4. Alkoli dhe qetesuesit – Disa qetesues per dhimbjet, mjekimet kunder depresionit ose diabetit nuk duhet te shoqerohen kurre me pijet alkolike pasi nderveprimet me to kane efekte si marramendje, pergjumje, demtim melcie dhe te tjera komplikime edhe me serioze.
5. Kafeina dhe antipsikotiket – ilacet antipsikotike qe perdoren per trajtimin e crregullimeve te shendetit mendor nuk duhet te shoqerohen me kafeine por vetem me uje pasi cajrat apo kafja do te beje qe trupi juaj te perthithe sa me pak nga keto ilace. Gjithashtu tek efektet anesore te ilaceve antipsikotike perfshihet rritja e rrahjeve te zemres apo te presionit te gjakut.shiko.news