Njerëzit që kanë vuajtur nga kanceri janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar marrjen e sëmundjes. Si një mjek që ka bërë luftë kundër kancerit, McKee thotë se ai rekomandon këto këshilla të fuqishme jo vetëm për pacientët e tij, por për këdo që i lexon:
1. Adresoni stresin.
Stresi kronik shtyp funksionimin tuaj imunitar dhe nxit inflamacionin, i cili është si karburant për kancerin, thotë McKee.
2. Kujdes nga myku.
“Mikotoksinat dhe aflatoksinat që gjenden në myk janë ndër substancat më kancerogjene të njohura,” thotë McKee. Punësoni një ekspert për heqjen e mykut për të kontrolluar hapësirën tuaj dhe rrezikun, thotë ai.
3.Stërvitje dhe vetëm stërvitje
Aktiviteti fizik përmirëson imunitetin tuaj dhe mban larg rrezikun e kancerit. Kjo bëhet e ditur nga një studim i Universitetit në Nebraska.
4. Jepni një dorë
Hulumtimet klinike tregojnë se vullnetarizmi dhe akte të tjera të altruizmit nxisin imunitetin tuaj.
5. Merrni këtë shtojcë.
Vitamina D është e rëndësishme për aspekte të shumta të shëndetit tuaj dhe kjo përfshin uljen e rrezikut për kancer, thotë McKee.