Pickimi i grerëzës për disa që janë alergjikë ndaj saj vë në rrezik jetën. Për këtë arsye, kërkon kujdes të veçantë sepse ju edhe mund të mos e dini që jeni alegjik ndaj saj. Nëse ju pickon grerëza ndiqni këto hapa të botuara në living.al.
Nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë.
Nëse ndieni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë të acaruar duhet të bëni një gjilpërë. Pickimi i një insekti mudn t’ju marrë dhe jetën. Kur shenjat janë përtej fryrjes së vendit ku keni marrë pickimin, drejtohuni te ndihma e shpejtë. Mund të jetë fatale. Mos humbi kohë.
Hiqni thumbin
Grerëzat lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes të mos këpusni thumbin, por sigurohuni ta hqini të gjithin me ndihmën e një pickatoreje.
Bëni kompresa të ftohta
Inflamacioni dhe enjtja pas një pickimi janë të pashmangshme, por ato mund të minimizohen duke aplikuar diçka të ftohtë në zonën e prekur. Zgjedhja më e mirë do të ishte akull i mbështjellë në një copë, por nëse kjo nuk është e mundur, mund të përdorni çdo objekt metalik.
Trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar
Lani lëkurën me sapun dhe më pas mund ta mbuloni zonën e pickuar me një pastë të formuar me sodë buke dhe ujë. Pasta e dhëmbëve dhe mjalti gjithashtu kanë veti qetësuese.
Merrni ilaçe
Analgjezikët dhe antihistaminet janë të domosdoshëm për lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktimin e një reaksioni alergjik.