Rutina e shumë prej jush do të ndryshojë kur të lexoni “gjërat e ndaluara” në darkë ! Nëse deri më sot keni menduar se një dush i ngrohtë dhe një filxhan çaji ju ndihmon të vini sy në gjumë, pasi të lexoni më poshtë do të ndërroni mendje!
MOS bëni dush të ngrohtë përpara se të flini
Një banjë e ngrohtë pak para se të shtriheni tingëllon si fundi i përsosur i një dite të gjatë ! Por po të mendoheni më gjatë do të kuptoni sa gabim bëni! Temperatura e trupit bie kur ju shtriheni duke na ndihmuar të flemë ! Duke bërë një banjë të ngrohtë ju vetëm sa ndërhyni në këtë proces biologjik.
MOS hani çokollatë
Sigurohuni që ëmbëlsirat t’i hani të paktën disa orë para gjumit. Kafeina dhe sheqeri i çokollatave do të rrisë nivelet e sheqerit në gjal duke jua bërë më të vështirë fjetjen.
MOS pini alkool (as dhe një gotë verë)
Nëse keni probleme me gjumin, është më mirë që të përfundoni konsumin e alkoolit të paktën dy orë para gjumit. Së pari, alkooli çrregullon ciklet e gjumit dhe sipas WebMD alkooli ka gjithashtu veti diuretike.
MOS u ushtroni
Stërvitja shumë pranë kohës së gjumit do të rrisë nivelin e adrenalinës duke jua bërë të pamundur të flini.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, mos filloni asnjë bisedë me asnjë shoqe apo shok./