5 gabimet e zakonshme që bën çdokush kur zgjohet herët në mëngjes

Studiuesi amerikan Corrie Pikul ka përmbledhur pesë gabimet më të shpeshta, të cilat bëhen qysh në orët e para të mëngjesit.

Hidheni nga krevati sapo zgjoheni– Problemi i këtij lloj zgjimi është se bëhet një sforcim i madh i muskujve pas një nate pushimi në të njëjtin pozicion. Kjo gjë mund të shkaktojë dhimbje fizike, kryesisht në shpinë.

Visheni në errësirë– Drita e fikur mund t’iu ndihmojë që t’iu zërë sërish gjumi. Për të nisur ditën me këmbën e mbarë, është e domosdoshme prania e dritës natyrale, e cila ndikon pozitivisht në humor.

Prisni pasditen për të pushuar– Shumë njerëz janë mësuar të punojnë me intensitet dhe i lejojë vetes pushim vetëm në drekë. Por një studim amerikan i Univeristetit të Minnesota këshillon që për ta përballuar më mirë ditën, duhen bërë pushime të shkurtra qysh në nisje të saj.

Vendosni zilen e zgjimit në 6.45 të mëngjesit– E keni kuptuar orarin e zgjimit dhe e shtyni gjithnjë, kjo gjë iu acaron. Mundohuni të ndryshoni zilen e zgjimit dhe vendoseni 10-20 minuta më vonë, në mënyrë që të ngriheni direkt.

Ushtrime që në zgjim– Në vend të bëni gjimnastikë, mundohuni të hani mëngjes rreth 30 minuta pas zgjimit. Kjo shërben për të furnizuar organizmin me energji. Pas gjumit të natës trupi ka nevojë për karbohidrate për të qenë të rikarikuar.