Të gjithë e kemi provuar çlirimin që ndjejmë pasi përdorim aloe vera pas një ditë në plazh. Ndjesia është kaq relaksuese, e butë dhe me aromë të mira sa që nuk do të donim asnjë gjë tjetër. Përveç faktit që na bën të ndihemi mirë ajo ka dhe lëndë ushqyese shuam të nevojshme për trupin dhe lëkurën tonë. 5 arsyet pse duhet të përdorim aloe vera janë këto më poshtë:
– Aloe Vera është e pasur me vitamina: Ajo përmban polisakaride që janë shumë hidratuese, anti-inflamatore dhe lejojnë aloen të japë një pengesë mbrojtëse në lëkurë. Xheli Aloe vera ka komponimet bioactive në bimë që janë të pasura me vitamina A, B, C, D dhe E si dhe minerale si magnez, kalium dhe zink. Të gjitha këto i japin vetitë shëruese kësaj bime.
-Aloe Vera është ideale për djegiet nga dielli: Xheli i aloe verës përmban vetitë ftohëse që mund të jenë qetësuese për lëkurën që është ekspozuar ndaj diellit për një periudhë të gjatë kohore. Në përgjithësi, aloe mund të përdoret për të zvogëluar acarimin e lëkurës dhe inflamacionet si puçrra fytyre dhe ekzema.
-Aloe është perfektë për kujdesin ndaj fytyrës: Merrni vetëm një bimë aloe në shtëpi dhe mundësitë do të jenë të pafundme. Mund ta përdorni si pastrues, si maskë për fytyrën etj.
– Aloja është aq e lehtë për t’u përdorur si një serum: Meqë aloe ka një përmbajtje të lartë të ujit, do të ishte ideale për tu përdorur si serum. Aplikojeni atë në fytyrë pas pastrimit dhe pastaj lyjeni fytyrën me një hidratues.
– Aloe është efektive për shërimin e një shenje të vjetër: ju mund të përdorni aloe të freskëta në zonën e thatë për të ndihmuar qelizat të rigjenerohen.
Shendetshem