Probleme hormonale- Gjatë fazës para menstruale ose gjatë ciklit, mund të ndihen dhimbje në gjoks. Kjo gjë ndodh për shkak të ndryshimit të nivelit të hormoneve femërore, të cilat shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.
Ushqyerja me gji- Pas lindjes mund të ndodhë që një femër të ketë dhimbje gjoksi gjatë fazës së ushqyerjes me gji. Kjo gjë ndodh kryesisht në periudhën e fillimit.
Kist- Në brendësi të gjoksit mund të formohen kiste të vogla të mbushura me lëng, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje. Nëse janë të vogla nuk krijojnë asnjë shqetësim, por duhen mbajtur nën kontrollin e mjekut. Ndërsa nëse janë të mëdha, me patjetër duhen hequr.
Reçipetat- Përtej shpjegimeve mjekësore, mund të ketë shkaqe të tjera që çojnë në dhimbje gjoksi. Reçipetat shumë të ngushta për shembull, mund të shkaktojnë dhimbje gjoksi dhe shpine, shkruan noa.al.
Tumori i gjirit- Shumë femra mendojnë se çdo lloj dhimbje gjoksi, është simptomë e kancerit të gjirit, por përgjithësisht nuk është kështu. Dhimbja e gjoksit është një prej simptomave më të fundit që shfaqet, në rastin e tumorit të gjirit. Nëse arrini të kuroheni në kohë, nuk do arrini të ndjeni dhimbje gjoksi për shkak të tumorit.