Ndihmojnë për të humbur peshë- Ndonëse përfshihen në një regjim ushqimor të shëndetshëm, vezët nuk kanë shumë kalori, madje ndihmojnë për të humbur peshë.
Reduktojnë lodhjen- Konsumi i tyre në mëngjes na ndihmon që të mbajmë nën kontroll lodhjen dhe të ndihemi të ngopur gjatë ditës.
Mbrojnë shëndetin e syve- Përfshirja e vezëve në regjimin tonë ushqimor është njëlloj si të kujdesesh për sytë. Bëhet fjalë për një burim të rëndësishëm të luteinës dhe zeaksatinës, dy substanca që luajnë rol të rëndësishëm antioksidant dhe reduktojnë rrezikun e verbimit.
Forcojnë sistemin imunitar- Konsumi i rregullt i vezëve përmirëson sistemin imunitar, duke bërë të mundur luftimin e mikroorganizmave patogjenë që sulmojnë trupin.
Forcojnë kockat- Duke konsumuar këtë ushqim me shpeshti, stimulohet fortësia e kockave dhe shëndeti i tyre. Konsumi i rregullt i tij, stimulon densitetin e kockave.
Vezët përmbajnë vitaminë D, i cili stimulon absorbimin e kalciumi nga kockat.
Këshilla ideale është që ta konsumoni nga 3 në 5 herë në javë.