Virusi që vret më shumë se çdo virus tjetër ka vetëm një emër: Është Hepatiti C.Për fat të mirë, gjithçka që duhet është një test i thjeshtë i gjakut për ta diagnostikuar, dhe nëse testi juaj është pozitiv, mund të trajtohet në mënyrë efektive para se virusi të jetë kërcënues për jetën.
Nëse jeni duke vizituar një doktor rregullisht, ai duhet t’ju mbajë analizat e gjakut në mënyrë që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Por ekzistojë disa teste që ne i rekomandojmë që personat pas moshës 50 vjeç ti bëjnë rregullisht në mënyrë që të parandalojnë shumë sëmundje që më pas mund të kthehen në kërcënuese për jetën.
Analiza gjaku për diabetin. Nëse jeni mbipeshë dhe keni në familjen tuaj persona me diabet atëherë jeni kandidati numër 1 që të prekeni nga ky çrregullim.
Analiza gjaku për kolesterolin. Është e rëndësishme ta bëni këtë analizë në mënyrë që të parandaloni çdo sëmundje që më pas mund të lidhet me sistemin kardiovaskular.
Analizë gjaku për infeksionet e transmetuara seksualisht. Nëse nuk keni partner të qëndruseshëm atëherë kjo është një tretër analizë që ju rekomandojmë ta bëni rregullisht.
Analizë gjaku për hipertiroide. Hipertiroidja është shumë e zakonshme tek moshat 50 e sipër, dhe kryesisht është shumë e vështirë për t’u diagnostifikuar për shkak të simptomave që ka.