Mbremjen e djeshme ka humbur jeten ne Lezhe nje 43 vjecar pasi ka rene ne kontakt me rrymen elektrike.
43-vjeçari Vladimir Muhja ishte duke kaluar ne rrugen Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi, teksa Muhja ishte duke levizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë. Lidhur me rastin OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.
43 vjecari ishte baba i dy femijeve dhe jetonte ne Ishull-Lezhë. Nje humbje e madhe per familjen dhe per komunitetin ku ai banonte.