4 Vendet më të pista në shtëpinë tuaj qe duhet ti pastroni me shpesh

Le të shikojmë shtëpinë tuaj dhomë pas dhomë dhe të hedhim pak dritë mbi papastërtitë dhe bakteret e fshehura dhe si t’i largoni ato.

1. Kuzhina.

Vendet kryesore më shqetësuse në kuzhinë janë:

Lavamani

Tavolina

Kapakët e dollapëve

Frigoriferi

Pajisjet e vogla dhe veglat e kuzhinës

2. Banjoja

Peshqirët dhe tapetet e banjës duhet të lahen në ujë të nxehtë të paktën çdo javë dhe të lihen të thahen plotësisht. Peshqirët e duarve duhet të ndërrohen disa herë në javë.

Lavamanët e banjës, apo sheshpushimi pranë vaskës duhet të fshihen çdo ditë me peceta dezinfektuese dhe mbajtëset e furçave të dhëmbëve duhet të pastrohen çdo javë.

3. Dhoma e ndenjes
Mendoni se sa herë preken të gjitha telekomandat, kontrollorët e lojërave, tastierat , tabletët, kufjet dhe celularët në shtëpinë tuaj. A i kanë gjithmonë duart e pastra?

Ndaj nëse dikush ka një ftohje ose virus, ai duhet të pastrohet pas çdo përdorimi. Dhe, mos harroni çelësat e llambave, dhe dorezat e dyerve.
Një tjetër terren për rritjen e baktereve dhe alergeneve janë tapiceria e mobiljeve.

Nëse dikush në shtëpinë tuaj ka një virus ose skuqje të lëkurës, mbuloni sipërfaqet e veshura me susta me çarçafë ose mbulesa të lara që mund të ndryshohen dhe lahen shpesh për të dezinfektuar .

4. Dhoma e gjumit
Nëse çarçafët, batanijet, jorganët dhe mbulesat nuk lahen shpesh , ato mund të përmbajnë papastërti që mund të shkaktojnë:Acarim të lëkurës, ekzemë dhe akne