Për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe ushqimet. Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit.
Të gjithë e dim se ushqimet afrodiziake kanë aftësinë të stimulojnë dëshirën seksuale. Kjo e fundit bazohet në dy përbërës thelbësorë: fiziologjik, që lidhet me faktorët metabolikë të organizmit, dhe psikikë, që lidhen me stimujt e karakterit emotiv. Ushqimet afrodiziake veprojnë në aspektin mendor, duke favorizuar qarkullimin e gjakut në tru dhe fantazitë që mund të përmirësojnë raportet në çift. Ja një listë me disa prej ushqimeve që e kanë më të fortë këtë efekt.
Midhjet
Që në antikitet, midhjet njihen për aftësitë e tyre afrodiziakë. Megjithatë, ende nuk janë zbuluar substanca të veçanta kimike që të argumentojnë nxitjen seksuale që shkaktojnë. Në këtë rast, një shpjegim më social hyn në lojë: çmimi i tyre. meqë kushtojnë relativisht shumë, midhjet mund të shihen si të lidhura me paratë dhe pasurinë, dy faktorë të rëndësishëm në nxitjen seksuale.
Çokollata
Nëse mendon për një ushqim afrodiziak, e para që të vjen në mendje është çokollata. Kakaoja ka në përbërje substanca që nxisin eksitimin si teobromina dhe feniletilamina. Për t’u pasur parasysh është edhe sasia e bollshme e antioksidantëve që gjenden tek çokollata.
Bajamet
Bajamet janë një koncentrat vitamine E, e cila ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale. Por bëni kujdes me kaloritë, pasi mund ta gjeni veten shumë pasionant, por edhe me më shumë kile.
Shafrani
Bima me origjinë aziatike që përdoret edhe si qetësues vepron efektivisht kundër dhimbjeve menstruale. Si afrodiziak natyral, shafrani bashkë me xhensenin (një tjetër bimë me origjinë nga Azia) janë më të fuqishëm se çokollata.