Ndjenja e ‘fryrjes’ së stomakut është një problem që prek shumë njerëz. Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori që konsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj.
Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të tregoheni të matur në konsumin e disa ushqimeve të caktuara,duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj.
Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:
Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
Uthulla e mollës: kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.
Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.
Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll.