4 ushqimet qe behen te rrezikshme kur i mbajme ne kuzhinen tone

Ka disa ushqime, të cilat pavarësisht vlerave të tyre, në ksuhte të caktuara, mund të kthehen në toksike dhe të rrezikshme. Më poshtë janë listuar 4 ushqimet që të gjithë i blejmë në përditshmërinë tonë , të cilat na “shkatërrojnë” shëndetin nëse e teprojmë me masën.

Arra e myshkut

Në fakt, arra e myshkut është një halucinogjen dhe një konsum prej 5.5 gramësh mund të jetë shkaku i ngërçeve, ndërsa 8 gram mund të shkaktojnë krizë. Ngrënia e një arra e myshkut mund të çojë edhe në psikozë.

Patate

Sa herë keni blerë patate me lëkurë të gjelbër? Glikoalkaloidet, të cilat ato përmbajnë, mund të jenë shkaku i diarresë. Ato gjenden në filizat e patates dhe në lëkurën e gjelbër të patates.

Bajame

Ka dy lloje bajamesh, të hidhura dhe të ëmbla. Ato me shije të hidhur kanë sasi më të larta të cianid hidrogjenit. Ngrënia e 7 deri në 10 nga këto bajame mund të jetë shkak për probleme serioze tek të rriturit dhe në fakt, mund të jetë fatale për fëmijët.

Peshk ton

Toni është i rrezikshëm nëse teprohet në masë, sepse nuk ka aftësinë të thithë mërkurin në mishin e tij dhe kur mërkuri konsumohet përmes ushqimit, ose do të largohet nga veshkat tona, ose do të shkojë në trurin tonë, ku mund të shkaktojë dëme serioze.