Testosteroni është hormoni seksual mashkullor, i cili luan një sërë rolesh jetike në trup. Ndër këto funksione përfshijnë rregullimin e dëshirës seksuale, shpërndarjen e yndyrës, masën muskulore dhe spermën.
Hormoni mashkullor ndërton muskuj dhe forcon kockat si dhe kontribuon në rritjen e flokëve, disponimin dhe funksionin njohës, me rënien e niveleve të tij thuhet ka efekte negative në shëndet.
Studimet kanë gjetur se meshkujt që konsumojnë ushqime të përpunuara si patate të skuqura, patatina dhe ushqime të shpejta fast food etj, do të shohin një rënie më të shpejtë të niveleve të tyre të testosteronit.
Por si dhe cfarë mund të hani në mënyrë që të përmirësoni nivelet e testosteronit?
1. Vezët.
Ato janë burime të proteinave, kolesterolit, vitaminës D dhe omega-3, të cilat të gjitha ndihmojnë në prodhimin e testosteronit. Nuk ka kufi se sa vezë mund të hani në ditë, por një deri në dy në ditë është një pikë referimi e mirë.
2. Peshqit yndyror.
Peshqit janë të pasur me acide yndyrore omega-3, veçanërisht EPA, të cilat i bëjnë qelizat që prodhojnë testosterone në testikuj të punojnë në mënyrë efektive.
Studimet kanë zbuluar se omega-3 rriti nivelet totale të testosteronit tek meshkujt në përshtatje me nivelet bazë, të moshës dhe BMI.
3. Perime me gjethe jeshile.
Një dietë e pasur me perime si spinaqi dhe lakra jeshile mund të ndihmojë në uljen e niveleve të testosteronit.
Sipas një studimi të vitit 2011, meshkujt që konsumonin këto perime kishin gjithashtu një rritje të lartë të niveleve të magnezit, gjë që nxit edhe rritjen e testosteronit.
Madje kjo ishte e dukshme edhe te meshkujt që bënin një jetë më sedentare.
4. Avokadot.
Ashtu si edhe perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me magnez që rrisin nivelet e testosteronit. Avokadot gjithashtu përmbajnë një mineral të njohur si bor, që ndikon në metabolizmin e testosteronit në trup duke ju mbrojtur nga degradimi.
Avokadot gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të pasura dhe zink – të gjitha këto ndikojnë pozitivisht në testosteronin. shiko.news