Shtete si Çekia, Austria, Danimarka dhe Norvegjia janë 4 shtete evropiane te Bashkimit Europian të cilat do të hapen nga fillimi i javës, por ja se si do ta realizojnë këtë.
Në një njoftim për shtyp të qeverisë së Pragës, thuhet se qytetarët çekë tashmë do të mund të shkojnë nëpër dyqane pajisjesh dhe biçikletash, të luajnë tenis, të shkojnë për not dhe gjithashtu mund të lejohen disa udhëtime esenciale jashtë Republikës Çeke, duke nisur nga data 14 Prilli.
Austria po ashtu, eshte nje tjeter shtet qe ka vendosur të rihapë dyqane të vogla pas Pashkëve, pershembull ato dyqane për pajisje kompjuterike dhe dyqane të tjera nga data 14 prilli, deklaron Kancelari austriak Sebastian Kurz. Por autoritetet do të kërkojnë që njerëzit të vendosin maska për fytyrën në supermarkete dhe në transportin publik.
“Kurse nga 1 maji do të hapen të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe parukierët; ndërkohë restorantet dhe hotelet do të hapen nga mesi i majit në një proces gradual. Kjo do të ndodhë në kushte të rrepta sigurie, natyrisht. Kurse për shkollat, vendimi do të merret në mesin e muajit maj.”, – tha z.Kurz.
Danimarka nga ana tjeter pritet të rihapë kopshtet dhe shkollat duke filluar nga java që vjen nëse rastet me koronavirus do te jenë konstante. Kryeministrja Mette Frederiksen ka thene se mbretëria e Danimarkës planifikon t’i dërgojë fëmijët përsëri në shkollë dhe fëmijët në çerdhe apo kopshte pas dates 15 Prill, por kjo vetem nëse rastet e koronavirusit mbeten të qëndrueshme. Dhe shtoi se shumë kufizime do të mbeten te njejta pasi heqja e tyre do të bëhet në disa faza.
Qeveria ka vendosur që deri më 10 maj, do të shtyhet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, duke perfshire ketu edhe shërbesat e kishës, kinematë dhe qendrat tregtare të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura. “Të gjitha festivalet dhe tubimet e mëdha do të ndalohen deri në gusht, tha kryeministri Mette Frederiksen. Me tej theksoi edhe qe “kufijtë e Danimarkës do të qëndrojnë të mbyllura”.
Ndërsa fëmijët në Norvegji do të kthehen në kopsht një javë më vonë sipas njoftimit te qeverisë në mbretërinë norvegjeze, per fillimin e zvogëlimit te masave të bllokimit qe nga data 20 prill. Kryeministri Erna Solberg, tha se njejavë më vonë, shkollat do të rihapin dyert për nxënësit në klasat fillore, pasi “Ambicia jonë është që të gjithë nxënësit të kthehen disi në shkollë para verës,” – tha Solberg.
Kështu pra, keto ishin shtetet e para europiane në perëndim që po fillojnë të heqin masat shtrënguese gradualisht
Megjithate edhe të tjera shtete po presin të shohin se ç‘mësime do nxjerrin nga keto vende në mënyrë që të planifikojnë edhe ata daljen nga izolimi dhe karantinimi, ndërkohë që presioni social dhe ekonomik në këto vende është goxha i lartë.
Sipas drejtorit rajonal për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetit, dr. Hans Kluge, situata në Evropë këtë javë vazhdon të mbetet shqetësuese dhe ai këmbëngul që kjo nuk është koha e duhur për të shpallur lehtësira.
Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, masat shtrënguese në rang botëror nuk duhet të hiqen plotësisht derisa të gjendet një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje./burimi:noa