Ndihen të nënvlerësuara, të neglizhuara ose të injoruara.
Ato ndihen më shumë si një shërbëtore ose dado sesa një grua ose e dashur. Pra, ata kërkojnë një situatë ku t’i shprehet rëndësia e vërtet që kanë, përveç shërbimeve që kryejnë.
Ndihen të mbingarkuara nga nevojat e të tjerëve
Hulumtimet e fundit rreth grave që tradhtojnë tregojnë se shumë gra, pavarësisht se deklarojnë se e duan bashkëshortin, shtëpinë, punën dhe jetën e tyre, tradhtojnë gjithsesi. Këto gra shpesh përshkruajnë se ndihen pa mbështetje dhe të mbingarkuara nga detyrimi për të qenë gjithçka për të gjithë njerëzit në çdo kohë, saqë kërkojnë seks jashtëmartesor si një formë e përmbushjes.
Janë të vetmuara
Gratë mund të përjetojnë vetminë në një marrëdhënie për shumë arsye. Ndoshta bashkëshorti i tyre punon me orë të tëra ose udhëton për biznes rregullisht, ose ndoshta bashkëshorti i tyre nuk është i disponueshëm emocionalisht. Cilido qoftë shkaku, ato ndihen të vetmuara dhe gjejnë zgjidhjen e gabuar përmes tradhtisë për të mbushur boshllëkun.
Ato presin shumë nga një marrëdhënie
Disa gra kanë pritshmëri të paarsyeshme për atë që duhet të ofrojë partneri dhe marrëdhënia e tyre. Ato presin që partneri të plotësojë çdo nevojë të tyre 24/7, 365 ditë në vit, dhe kur kjo nuk ndodh, ato kërkojnë vëmendje diku tjetër.