Konsumimi i alkoolit duket se është bërë një pjesë normale e shumë njerëzve, saqë shpesh ata as nuk e mendojnë për rreziqet që mund të ketë për trupin e tyre. Ja cilat janë 4 gjendje shëndetësore që shkaktohen nga pirja e alkolit dhe ja se si ta kufizoni konsumimin e tij.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pirja e alkolit rregullisht do t’ju vërë në rrezik të disa kushteve serioze të cilat do të ndikojnë negativisht në jetën tuaj e deri sa bëhen kërcënuese për jetën.
1.Tensioni i lartë i gjakut.
Pirja ndikon në muskujt e një personi e në enët e gjakut.
Me kalimin e kohës kjo bën që ato të ngushtohen shumë, gjë që rrit edhe presionin e gjakut.
Ky proces është më i dukshëm tek personat mbi 35 vjeç.
2.Kolesteroli i larte.
“Kur pini alkool, ai shpërbëhet dhe rindërtohet në trigliceride dhe kolesterol në mëlçi. Pra, pirja e alkoolit rrit trigliceridet dhe kolesterolin e keq në gjakun tuaj.”, shpjegon Heart UK. Prandaj ndodh që të vuani nga mëlcia e dhjamosur në një moment të caktuar
3.Dendësia e reduktuar e kockave.
Pirja e tepërt ndikon në ekuilibrin e kalciumit si një lëndë ushqyese thelbësore për kocka të shëndetshme.
Alkooli gjithashtu ndikon në prodhimin e vitaminës D e cila është thelbësore për përthithjen e kalciumit.
Rezultati? Dendësia e ulët e kockave që mund të çojë në kushte serioze mjekësore që mund të nënkuptojnë fraktura të kockave dhe kjo përfundimisht mund të çojë në osteoporozë.
4.Rreziku i sëmundjeve të zemrës
Pirja e vazhdueshme e alkoolit, sic u tha shkakton presion të lartë të gjakut.
Me kalimin e kohës, ky krijon një tendosje të madhe në muskulin e zemrës që çon në sëmundje kardiovaskulare (CVD), dhe kështu rritet rreziku u sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Mënyrat për të kufizuar konsumimin e alkoolit:
– Kur dilni me miqtë, vendosni vetes një orar për t`u kthyer në shtëpi në mënyrë që të jeni vigjilent dhe të limitoni shpenzimet
– Freskohuni me pije pa alkol dhe pini më ngadalë që të zgjasë.
– Sigurohuni që të hani një vakt të mirë para se të dilni dhe pastaj filloni me ujë ose pije joalkoolike
– Dilni me miq që nuk konsumojnë alkol dhe provoni një birrë, verë ose pije pa alkool – ka shumë për të zgjedhur dhe nuk e keni ditur
– Nëse ndiheni rehat me veten, jini të hapur dhe të sinqertë me të tjerët për faktin që po përpiqeni të hiqni alkolin pë hir të shëndetit tuaj.shiko.news