4 maska me qumësht për një lëkurë si bebe…

Sot do t’ju japim disa receta të thjeshta për fytyrën me qumësht. E dini ju që qumeshti ishte produkti i preferuar i bukurisë për Kleopatrën. Ajo e përdorte edhe për të bërë banja me qumësht por ju mos e ekzagjeroni sepse më vonë do të mbeteni pa lek në xhep.

Fillojmë:

Maska nr.1

Qumësht me kamomil (për çdo lloj fytyre hidraton dhe ushqen lekuren)

Përdorimi: Një grusht lulesh kamomili përziejini me 100 ml qumësht dhe vlojini bashkë për 20 minuta. Pasi t’i keni kulluar, shtoni edhe gjysmë luge mjaltë. Masën përhapeni me kujdes në fytyrë dhe dekolte, dhe mbajeni rreth 15 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Maska nr.2

Qumësht me vezë (pastron poret, pikat e zeza dhe eleminon lodhjen nga fytyra)

Nevojiten: Gjysmë gote qumësht, 1 vezë dhe ndonjë përbërës tjetër, sipas dëshirës (disa pika lëng limoni, mjaltë).

Përdormi: Në një tas hidhni një gotë qumësht, pastaj vezën dhe përziejini mirë me një mikser, derisa të jetë përftuar një masë homogjene. Lyjeni fytyrën dhe mbajeni për 15-20 minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të vakët. Në fund, lyeni fytyrën me një krem hidratues me përbërës bazë qumështin.

Maska nr.3

Qumështi dhe mjalta luftojnë rrudhat

Kur mjalti dhe qumështi bëhen bashkë, rrudhat nuk kanë më vend. Janë dy përbërës që veprojnë me forca të përbashkëta kundër rrudhave, meqë rrisin elasticitetin dhe lagështinë e lëkurës. Për këtë shkak, maska me qumësht dhe mjaltë është zgjidhje e përsosur për fytyrë.

Përdorimi: Hidhni pak nga perzjerja e dy perberesve me siper në një copë pambuku dhe fërkojeni lehtë fytyrën. Është një substancë që thithet shpejt dhe freskon lëkurën. Lereni te veprore per 30 min

Maska nr.4

Qumësht me vaj ulliri (pastroni grimin në pak sekonda)

Dy përbërës të shkëlqyer për rigjenerimin e lëkurës. Mund të përdoren thuajse për të gjitha llojet e lëkurës, sepse rikthejnë elasticitetin. Është një përzierje që i jep lëkurës lagështi dhe ka veprim antibakterial, pengon mbylljen e poreve dhe grumbullimin e papastërtive.

Përdorimi: Lyeni një copë pambuku me qumësht, shtrydheni dhe shtoni pak vaj ulliri. Me këtë pambuk pastroni fytyrën dhe shpëlajeni me qumësht të vakët. Ky është një preparat i mrekullueshëm natyror për heqjen e grimit