Nëse jeni kureshtarë të dini se çfarë përfitimesh keni nga ushqimet pikante lexoni 4 pikat e mëposhtme.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Studimet kanë treguar se vendet që kanë një regjim të pasur ushqimor me ushqime pikante kanë rrezikshmëri më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Arsyeja fshihet pas substancave djegëse që mund të ulin kolesterolin e keq dhe të luftojnë inflamacionin.
Ndihmon në humbjen e peshës
Ngrënia e ushqimeve pikante mund t’ju vijë në ndihmë nëse kërkoni që të bini disa kilogramë nga pesha. Sipas studimeve klinike ushqimet pikante përshpejtojnë metabolizmin dhe rrisin me 16% djegien e yndyrnave.
Ulin presionin e gjakut
Ushqimet pikante përmbajnë vitaminë A dhe C dhe ndihmojnë në forcimin e mureve të zemrës duke parandaluar krijimin e pllakave që ngadalsojnë qarkullimin e gjakut.
Përmirëson humorin
Nëse kohët e fundit keni përjetuar luhatje të shpeshta humori shtojini pak “zjarr” dietës suaj e do të shihni që do të ndiheni më të gjallëruar e të lumtur pasi ushqimet pikante lirojnë hormonet e mira.