Një terapi e re e kancerit, në të cilën përdoret një virus i modifikuar herpes për të sulmuar qelizat e tumorit, duket premtues në provat e hershme klinike.
Ilaçi, i quajtur RP2, eliminoi plotësisht kancerin oral të një pacienti. 39-vjeçari i tha BBC-së se kishte kancer të gjëndrave të pështymës, të cilat vazhduan të rriteshin pavarësisht përpjekjeve për trajtim.
Ai po përgatitej për ditët e fundit të jetës kur mësoi për ilaçin eksperimental, i cili ishte i disponueshëm përmes një prove sigurie në fazën e parë në Institutin e Kërkimeve të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas aplikimit të ilaçit, pacienti Krzysztof Wojkoëski nga Londra perëndimore, ka qenë pa kancer për dy vjet dhe në vazhdimësi.
Pacientët e tjerë të cilëve iu aplikua ilaçi panë që tumoret e tyre filluan të tkurren, megjithëse shumica nuk patën një ndryshim të madh.
Ndërsa duhen bërë më shumë kërkime për të parë se si RP2 krahasohet me terapitë e njohura, ilaçi dukej se ndihmonte disa pacientë dhe shkaktoi vetëm efekte të lehta anësore, të tilla si lodhja. Këto rezultate të hershme janë premtuese, tha Jonathan Zager nga Qendra e Kancerit Moffitt.
“Ne do të shohim disa studime të tjera që do të kryhen në të ardhmen shumë të afërt dhe jam i emocionuar, sigurisht jo i dëshpëruar apo skeptik”, tha Zager.