Pas 38 vitesh rrembimi djali takon per here te pare nenen e tij te vertete

Tyler Graf, 38 vjeç, lindi në Kili dhe u adoptua nga një familje amerikane që nuk e dinte se ata nuk ishin prinderit e tij dhe e kishin rrembyer ne maternitet kur nena e tij e lindi.

Nëna e tij e lindjes, Hilda del Carmen Quezada, i ishte thënë se djali i saj ishte i lindur para kohe dhe nuk jetonte me.

Praktika e vjedhjes së foshnjave dhe e adoptimit të tyre jashtë vendit ishte e përhapur gjatë diktaturës së Gjeneral Augusto Pinochet

U përfshinë një rrjet gjyqtarësh, punonjësish socialë dhe agjenci birësimi, dhe kjo u bë më e lehtë nga inkurajimi i Pinochet për birësimet e huaja.

Graf dhe Quezada mësuan të vërtetën vitin e kaluar falë një shoqate jofitimprurëse që hetoi këto birësime dhe më vonë ata e konfirmuan me një test të ADN-së.

Ata u takuan për herë të parë kur Quezada fluturoi për në Teksas, dhe tani Graf ka vizituar Kilin dhe ka takuar tre motrat e tij për herë të parë.

Graf pati një fëmijëri të lumtur dhe rritur nga një familje shumë e dashur dhe e kujdesshme”.

Ai dinte disa detaje rreth birësimit të tij nga dokumentet e tij të birësimit, ku thuhej se nëna e tij e lindjes quhej Hilda del Carmen Quezada.

Ajo kishte qenë 26 vjeç kur ai lindi dhe letrat thoshin se ajo hoqi dorë nga ai sepse nuk kishte mundësi të kujdesej për të.

Por ai ishte kurioz për origjinën e tij dhe disa vite më parë, takoi dikë që i ofroi ndihmë.

Gjatë një stërvitje trajnimi ne pune ai takoi një burrë, nëna e të cilit, Marisol Rodríguez, drejtonte një organizatë jofitimprurëse e cila po punon për të rilidhur familjet e ndara nga birësimet e detyruara.

Dhe pas 38 vitesh ai takon nenen e tij dhe motrat qe ai kishte.