Jam Presidenti i Ukrainës! Zbardhet telefonata e plotë e Ramës me Zelensky-n(BISEDA)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale bisedën telefonike që ka kryer me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në lidhje me pushtimin rus.

Pasi janë prezantuar me njëri-tjetrin, Rama i uron presidentit që të triumfojnë në këtë luftë. Ndërkohë, Zelensky konfirmoi se Ukraina ka aftësinë për ta bërë këtë gjë.

BISEDA

Rama: Alo?

Zelensky: Alo, Kryeministër,

Rama: Po

Zelensky: Jam Presidenti i Ukrainës

Rama: Z. President, si jeni?

Zelensky: Faleminderit shumë, Z. Kryeministër, faleminderit për këtë telefonatë

Rama: Jo, faleminderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.

Zelensky: Faleminderit Kryeministër. Nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj që ne e kemi edhe aftësinë edhe forcën tonë…