Personi në foto është 36-vjeçari, Zamir Meta i cili abuzoi me vajzën e tij ndërsa u vu në pranga nga policia, si dhe Juela Meta, nëna e vajzës 12-vjeçare. Kjo e fundit thotë se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë. Gjithashtu tha se vajza nuk i ka treguar asnjëherë për këtë, por ishte gjithë kohën e acaruar me vëllezërit dhe motrat. Juela ka treguar se vajza ka deklaruar në polici, se i ati e kishte përdhunuar që kur ishte 5 vjeç. E mitura aktualisht është marrë nga shteti për trajtim, pasi kishte kaluar në depresion. Familja Meta kishte ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi kishin qëndruar pesë vjet atje
“Jam nënë e 7 fëmijëve, 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe. Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa. Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë. Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg. Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”-tregon bashkëshortja e 36-vjeçarit.