Këngëtarja Mariza Ikonomi gjithnjë është dalluar për dy gjëra më të rendesishme në jetën e saj. Së pari është dalluar zëri i saj i hollë dhe gjithashtu ceshtja tjeter e diskutuar eshte përse ajo vazhdon të qëndrojë beqare.
Por kësaj dilemës së fundit, Mariza i dha përgjigje mbrëmjes e së mërkurës në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA.
Përse je beqare? Ti thjesht nuk ke gjetur shpirtin tënd binjak? Apo nuk të përshtatet institucioni i martesës? Sepse ka njerëz që thjesht nuk e gjejnë veten tek martesa.
Mariza Ikonomi është shprehur: “Jo, më pëlqen. Absolutisht që më pëlqen martesa, më pëlqen edhe familja, më pëlqen që nesër pasneser të kem fëmijët e mi, por thjesht besoj që nuk ka ardhur ende momenti. ”
Keshtu shuhet kureshtja edhe e atyre qe pyesin per jeten private te kengetares.