Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 35-vjeçar është hedhur nga kati i 6-të i një pallati dhe humb jeten
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Myslym Shyri, ndërsa nuk dihen ende shkaqet pse i riu ka ndërmarrë këtë veprim.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.