Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi ka kryer një procedurë aborti. Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën (30 Janar 2023).
E reja, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, u paraqit në ambientet e Maternitetit të Elbasanit rreth orës 12:00 të ditës së djeshme. Pasi kreu procedurën e abortit ajo u largua në banesë.
Por rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ajo njoftoi ambulancën, e cila e transportoi atë në Maternitet sërish. Aty ajo humbi jetën dhe policia njofton se për këtë dyshohet që shkak të jetë komplikimi i gjendjes shëndetësore.
Në lidhje me këtë rast kanë nisur hetime dhe ka nisur procedimi penal për dy mjekë, A.P, 56 vjeç dhe B. Gj, 60 vjeç. Ata do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor.
Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./tvklan