Shumë prej jush mund të kenë pyetur veten se përse një djalë i rritur që jashtë nuk e gjen shoqen e jetës aty ku jeton, por pret ta gjejë në Shqipëri duke e njohur për shumë pak kohë në rastin më të “mirë”, ose përmes internetit. Dashuria për tokën mëmë është motivi kryesor, ndërsa të shumtë janë djemtë që “vdesin” për të marrë një nuse shqiptare edhe për shkak të “ndershmërisë” që ato mund të kenë.
Një gjë të tillë ka treguar edhe një durrsak, i cili ka “shpikur” një mënyrë origjinale për të gjetur nuse shqiptare. Ai ka vendosur disa njoftime nëpër pemët e Durrësit ku shkruan se kërkon lidhje serioze, pra nuse.
“Jam Iliri, punoj dhe jetoj në Greqi me dokumente të rregullta. Të interesuarat mund të kontaktojnë në Whatsapp dhe Viber. 003069…….. Faleminderit.”-ka shkruar Iliri, duke treguar kështu se do jashtëzakonisht shumë një nuse shqiptare.
Vlen të thuhet se në njoftimin e vendosur në pemë, durrsaku ka shkruar se ka edhe dokumente të huaja, gjë që të gjithë e dimë se sa “qejf” i kanë vajzat dhe që mund të jetë një “arsye plus” për të zgjedhur një person, akoma edhe njeriun e jetës.