Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova, Samson K. dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K., 31-vjeçare, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.
Sipas mediave gjermane, viktima ka marrë pesë goditje me thikë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në prezencën e djalit të tyre 7-vjeçar.
Gazeta gjermane Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin, shkruan KosovaPress.
I dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë.
Sipas Bild, Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, ndërsa raporti mes tyre ka qenë i tensionuar për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.