brëmjen e djeshme bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu. Ariana ka organizuar një ‘Baby shower’ për fëmijën që pritet të vijë në jetë. Ajo ka ndarë me të gjithë fansat në Instagram momentet nga festa përrallore, mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr padyshim vajza e vogël e Ermalit, Era.
Era ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar përpara të gjithëve disa këngë të babait të saj. Gjithë sytë kanë qenë mbi të dhe të gjithë janë kënaqur nga zëri i ëmbël i vogëlushes.
Kujtojmë që shpesh herë Ermali publikon video të Erës duke kënduar dhe siç duket ashtu si gjyshi dhe babai edhe ajo është shumë e talentuar në muzikë.