Një 31 vjecare që është bërë kpja e Kim Kardashian ka treguar jetën e saj të dedikuar ëndrrës së saj deri në këtë pikë ku mori një lajm të hidhur.
Xhenifer pranoi se kishte shpenzuar gati 1 milion dollarë për të patur trupin dhe pamjen fizike të idhullit të saj Kim Kardashian.
Ajo filloi operacionin e parë plastik në moshën 17-vjeçare dhe që atëherë ka bërë mbi 30 procedura, duke përfshirë trupin dhe fytyrën. Dhe pastaj ajo ndaloi vetëm pasi u diagnostikua me dismorfi trupore në vitin 2022.
Por tani ajo ka marrë një lajm që i mbylli asaj ëndrrën për tu bërë nënë. Operacionet plastike dhe mbushësit e injeksioneve PMMA që ajo kishte në trup nuk i kanë lënë asnjë shans për të mbetur shtatëzënë.
Edhe pse infertiliteti i saj nuk është i lidhur drejtpërdrejt me përdorimin e PMMA(Polimetil-metakrilat ), ndërlikimet e saj besohet se lidhen me aplikimin e gabuar ose një reagim negativ që mund të ndikojë në funksionimin e organeve riprodhuese.
“Tani po e kuptoj që zgjidhja për të përmirësuar pamjen më paska shkatërruar jetën dhe vuaj pasi i kam shkaktuar vetes pamundësinë për të pasur fëmijë. Më dhemb shumë fakti që s`do mund të jem nënë.”
E megjithatë është ende në fazën e rikuperimit pas shumë komplikacioneve dhe po pret të kryej një operacion të fundit për rindërtimin e dëmeve. SHIKO.NEWS