VLORË- Me tensione u zhvillua protesta në burgun e Vlorës mes familjarëve të Mateo Vasiut dhe efektiveve të policisë ku ndodhet i izoluar Klodian Çalamani, teksa kishte një thirrje për policët duke iu thënë atyre që mos të fshehin ate.
“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë. I poshtri. Duam të dimë pse e beri kete gje. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse . tha nëna.
Efektivët e policisë rrethuan gardhin rrethues, pasi dhjetëra të afërm kërkuan hapjen e derës, teksa të acaruar filluan të gjuanin me gurë në drejtim të godinës. Një përplasjeka ndodhur mes policëve dhe nënës së 8-vjeçarit, pasi kjo e fundit u përpoq të futej në paraburgim, por pasi u has me kundërshtimin e efektivit ajo i mori radion dhe ia përplasi në tokë.Marre nga shqiptarja.com
Me pankarta në duar ‘Drejtësi për Mateon’ të afërmit, por edhe qytetarë të thjeshtë janë nisur në drejtim të Vlorës për të zhvilluar një protestë.