Milena Deraj eshte arrestuar diten e sotme pasi ka mashtruar dhe u ka marr shuma te medha parash familjes Verracaku nga Shkodra, konkretisht babait dhe 2 djemve të tij nga Shkodra; Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku.
Ajo i ka marr 340 mijë Euro pasi i kishte premtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.
Për shkak të mashtrimeve dhe moszgjidhjes së çështjes pavarësisht marrjes së parave, Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku e kishin kanosur me vetëgjyqësi 30-vjeçaren Milena Deraj për kthimin e parave. Ata janë shpallur në kërkim nga policia.
Ka qenë vetë Milena Duraj që denoncoi në polici Verracakët pas kërcënimeve.
Ndërkohë, në kuadër të këtyre hetimeve, hetuesit zbuluan gjithashtu një tjetër rast mashtrimi të 30-vjeçares, e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 Euro shoqes së saj duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Vetë shoqja e 30-vjeçares kuptoi që po mashtrohej nga Milena dhe e denoncoi në polici.