KOSOVË- Ndodhi sot në Pejë. Tre persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit të tyre dhe më pas e kanë hedhur atë në lumë.
Mediat e Kosovës shkruajnë se dyshohet se burimi i konfliktit ishte një mosmarrëveshje mes dhëndërit dhe gruas së tij, motrës së autorëve.
Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur më dhëndrin e dhunuar, pasi është hedhur në lumin “Bistrica”.