Dhimbja e fortë e kraharorit nuk është gjithmonë një nga treguesit!
Ne gjithmonë e lidhim dhimbjen e gjoksit me infarktin në zemër, dhe me të drejtë, por kjo nuk është gjithçka – veçanërisht për gratë. Ndërsa dhimbja e gjoksit është simptoma më e zakonshme e një infarkti, gratë mund të kenë simptoma që nuk janë aspak të lidhura me dhimbjen e gjoksit. Ato duhet të jenë vigjilente për #simptoma të tjera më tinëzare.
Gjithashtu, duhet të thellohemi më mirë tek simptoma e dhimbjes së gjoksit si te burrat, edhe #gratë, sepse ajo lidhet me infarktin. Ajo është rrallë aq dramatike sa mund të mendoni, dhe mund të ndihet si presion apo djegie në zemër që shfaqet herë pas here.
Më poshtë gjeni tre simptoma që duhet t’i keni kujdes, dhe mënyrën si të dalloni nëse ka apo jo arsye për t‘u shqetësuar.
1. LODHJE E PAZAKONTË
Ashtu si shumë gra, ndoshta ju punoni pjesën më të madhe të kohës. Mund t’ju duhet të kujdeseni për një familje, të drejtoni shtëpinë, të punoni jashtë shtëpisë dhe të kujdeseni për prindërit e moshuar. Me shumë gjasa jeni e lodhur shumicën e kohës, dhe kjo mund të jetë një rutinë për ju.
Por ju duhet t’i kushtoni vëmendje lodhjes në qoftë se ajo është e pazakontë. Ja se çfarë duhet të kërkoni:
• Papritmas ndiheni të rraskapitura pas ushtrimeve tuaja rutinë;
• Megjithëse jeni në qetësi, ndjeni lodhje ose rëndim në kraharor;
• Punë të vogla si rregullimi i shtratit, ecja apo pazari ju lodhin së tepërm;
• Edhe pse ndiheni jashtëzakonisht të lodhura, përjetoni gjithashtu çrregullime të gjumit.
2. DJERSITJE DHE/APO GULÇIM
Ndërsa gratë moshohen, mungesa e ushtrimit dhe shtimi gradual në peshë shkaktojnë probleme si vështirësia në frymëmarrje. Afshet e nxehta janë një ankesë e zakonshme për shumë gra gjatë menopauzës.
Por këto simptoma mund të sinjalizojnë një problem të zemrës, kur ato ndodhin në situata të caktuara:
• #Djersitje e papritur apo gulçim në qetësi;
• Vështirësi në frymëmarrje që vazhdon të përkeqësohet me kalimin e kohës pas ushtrimit;
• Gulçim që përkeqësohet kur rri shtrirë dhe përmirësohet kur rri në këmbë;
• Djersë të ftohta, kur nuk ka asnjë arsye të vërtetë për shqetësim;
• Djersitje apo gulçim të shoqëruara me simptoma të tjera si dhimbje gjoksi apo #lodhje.
3. DHIMBJE NË QAFË, NOFULL, SHPINË
Megjithëse shumë të ndërlikuar, sistemet e trupit tonë janë shumë të aftë të japin sinjale kur diçka nuk shkon. Kur ka një problem në #zemër, ajo nxit #nervat në atë zonë, por ju ndonjëherë e ndjeni dhimbjen diku tjetër.
Dhimbja në nofull, në shpinë ose në krahë mund të sinjalizojë një problem të zemrës, veçanërisht në qoftë se #origjina është e vështirë për t’u identifikuar (për shembull nuk ka #muskuj apo kyçe specifike që dhembin). Gjithashtu, në qoftë se #diskomforti fillon ose përkeqësohet kur ushtroheni, dhe pastaj ndalon kur ndaloni, duhet të kontrolloheni.
Këtu janë disa shenja të tjera që duhen kërkuar:
• Gratë, në veçanti, mund të ketë dhimbje në secilin krah – jo vetëm në të majtë si shumë #burra;
• #Dhimbja në pjesën e poshtme ose të sipërme të shpinës shpesh fillon në kraharor dhe përhapet në këto zona;
• Dhimbja ndonjëherë është e papritur, jo për shkak të ushtrimeve fizike, dhe mund t’ju zgjojë gjatë natës;
• Ju mund të ndjeni dhimbje që është specifike në anën e majtë dhe të poshtme të nofullës.