Soda e bukës përdoret gjerësisht në trajtimin e pjesëve të ndryshme të trupit, si ato të jashtme dhe të brendshme.
Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C dhe elemente të tjera të domosdoshme për trupin e njeriut e që konsiderohet si infuzion natyral.
Përfitimet e kombinimit të sodës së pjekjes dhe limonit:
Alkalinizimi i trupit:
Përzierja e limonit dhe bikarbonatit të natriumit bën alkalizimin e organizmit. Kjo na ndihmon për të luftuar acidozën që mund të ndodhë kur veshkat nuk heqin mjaftueshëm acid nga trupi ose në anën tjetër edhe kur trupi prodhon shumë acid.
Prandaj, është një ilaç i shkëlqyeshëm për veshkat, lehtëson punën e tyre dhe gjithashtu ndihmon në ç’helmimin e trupit dhe djegien e dhjamit.
Ndihmon sistemin e tretjes:
Ju tashmë e dini se limoni ndihmon sistemin tonë të tretjes. Pak sodë buke ndikon shumë pozitivisht në sistemin tonë të tretjes dhe e bën të funksionojë më mirë. Është anti-acid i mirë që lufton edhe fryerjen.
Pastron mëlçinë dhe rrit energjinë:
Ky ilaç i mahnitshëm mund të pastrojë mëlçinë dhe gjithashtu mund t’i japë trupit një dozë të mirë të vitaminës C, kaliumit dhe antioksidantëve.
Pra, mos harroni të filloni ditën me këtë ilaç – do të ndjeheni të freskuar dhe plot energji gjatë gjithë ditës.
Gjithashtu, kjo përzierje, ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe përmirëson shëndetin tonë kardiovask