Dhimbja e fytit mund të jetë një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme, duke filluar nga infeksionet e deri tek problemet e frymëmarrjes. Pavarësisht se kjo patologji zakonisht nuk është alarmante, mund të duhen disa ditë që të zhduket dhe vetëm në disa raste mund të çojë në komplikime. Nqs nuk e shikoni si diçka serioze për t’u konsultuar me mjekun, provoni metodat natyrale. Disa ushqime kanë veti shumë të fuqishme antibiotike dhe antiinflamatore, të afta për të forcuar sistemin imunitar duke lehtësuar dhimbjen. Ne sugjerojmë 4 më poshtë.
Kripë dhe ujë: Bërja e gargarës me një përzierje kripë dhe ujë është një nga mjetet më të vjetra për të lehtësuar një dhimbje të fytit. Ky ilaç ndihmon për thithjen e ujit nga qelizat mukoze, të cilat bëhen të përflakura kur një infeksion është i pranishëm. Keni nevojë për një lugë çaji kripë, që të shkrihet në një gotë ujë në temperaturën e dhomës. Bëni gargarë për të paktën 40 sekonda. Mos e përdorni përzierjen më shumë se 3 herë në ditë.
Mjaltë dhe kanellë: Kombinimi i këtyre dy përbërësve është një ilaç i shkëlqyeshëm për të pastruar fytin, duke eliminuar viruset që shkaktojnë acarim dhe infeksion. Kanella ka veti të shkëlqyera antioksiduese dhe antiseptike. Miksoni 2 lugë mjaltë me 1 lugë çaji pluhur kanelle. Shkrijini të dy përbërësit në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pije.
Hudhër: E përdorur në gatim, hudhra është gjithashtu një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë në botë. Ajo shkatërron qindra viruse dhe baktere dhe stimulon pastrimin e traktit respirator. Konsumoni hudhër të papërpunuar për të shijuar vetitë e saj.