Infeksionet urinare janë një prej problemeve më të shpeshta, me të cilin hasen kryesisht femrat. Por para se të shkoni tek doktori për të gjetur zgjidhje, provoni me tre kura natyrale të cilat i keni nëpër shtëpi.
Bromelina është një enzimë e cila gjendet tek ananasi. Në sajë të konsumit të rregullt të këtij fruti, apo të shtuar në periudhën kur keni problem, ju luftoni në mënyrë natyrale infeksionet urinare.
Nëse vuani nga probleme në traktin urinar, sigurohuni që të pini shumë ujë, këshillohet 8 gota në ditë. Duhet të urinoni mesatarisht çdo katër orë dhe në këtë mënyrë do mund të eliminoni bakteret.
Studime të ndryshme kanë zbuluar se pirja e lëngut të boronicës, ndihmon në kurimin e infeksioneve të traktit urinar. Lëngu i boronicës shmang krijimin e baktereve që shkaktojnë infeksione, duke i përdorur si antibiotik natyral.
Pini mesatarisht 120 ml lëng boronice në ditë dhe do e mbani fshikëzën e urinës së pastër./