Sa herë që lyeni flokët gjëja e parë që ju shkon ndër mend, përveç se të arrini rezultatin e dëshiruar, është që boja të zgjasë sa më shumë në mënyrë që tës duken thinjat. Por ato janë aty dhe doni apo s’doni duhet të bashkëjetoni me to. Larja e shpeshtë e flokëve, fytyrës dhe mospërdorimi i locioneve që mbrojnë flokët nga nxehtësia, bëjnë që rrënjët e flokëve të zbardhen më shpejt nga ç’mendonit. Sigurisht që nuk mund t’i lyeni çdo javë, prandaj lexoni këshillat e mëposhtme.
1.Maskë me sherebelë
Përbërësit: 150 gr sherebelë, 2 bustina çaji i zi dhe 500 ml ujë të zakonshëm. Fillimisht vini të zieni ujin. Pasi të ketë marrë valën e parë shtoni bustinat e çajit të zi dhe sherebelën. Lërini të ziejnë bashkë në zjarr të ulët për 15 minuta duke i përzier herë pas here. Më pas filtroni lëngun e përftuar dhe përdoreni për të larë flokët me të. Nëse e përsërisni këtë maskë tre herë në javë, do të vini re që thinjat nuk do të zbardhen aq shpejt dhe boja do të qëndrojë më gjatë.
2.Maskë më rozmarinë
Rozmarina është pjesë përbërëse e shumë bojërave pasi stimulon rritjen e flokëve, rregullon vlerat e pH-it natyral të skalpit të kokës dhe parandalon shfaqjen e thinjave. Kësaj here ju propozojmë që ta përdorni për të frenuar shfaqjen e thinjave dhe për të hidratuar flokët.
Përbërësit: 200 gr rozmarinë e grimcuar, 5 pika vaj ulliri dhe 1 litër ujë. Zieni ujin bashkë me rozmarinën për 15 minuta dhe shtoni disa pika vaj ulliri në të. Pasi përzierja të ketë vluar do të vini re që gradualisht ajo do të lidhet duke formuar një masë më të trashë. Pasi të ftohet, kullojeni dhe me ndihmën e një shishe në trajtë spray hidheni mbi flokë dhe masazhojeni. Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë. Kujdes, nuk ka nevojë për shpëlarje.
3.Maskë me gjethe arre Ndoshta nuk e dini, por gjethet e arrës përdoren në industrinë kozmetike për prodhimin e bojërave. Ato përmbajnë juglone, një ngjyrues natyral që forcon rrënjën e flokëve dhe fsheh thinjat. E duke qenë se tashmë kanë lulëzuar pemët e para, ju këshillojmë ta përdorni këtë maskë sa më parë.
Përbërësit: 1 litër ujë dhe 20 gjethe arre. Vendosni ujin të ziejë dhe pasi të vini re bulëzat e para të vlimit shtoni gjethet e plota. Kjo masë duhet të qëndrojë në zjarr për 2 orë derisa ujë të shterojë dhe gjethet të tkurren. Më pas filtrojeni dhe me anë të një furçe lyeni rrënjët. Pasi të jetë tharë shpëlani flokët me ujë të vakët.