3 kumbulla të thata në ditë dhe humbni peshë me lehtësi (Receta)
Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditëshme të shumë njerëzve. Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës. Po kështu mënyrat për t’a parandaluar atë janë të shumta.
Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale që janë frutat. Përbërësit: 3 kumbulla të thata, 200 ml ujë, 1 limon. Përgatitja
Ju këshillojmë të merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë. Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.
Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës. Këshillojmë t’a kombinoni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv. Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetëshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.
Anila Kalleshi