3 hapa te shpejte se si t`i ndaloni fëmijët të qajnë në çast

Fëmijët e të gjitha moshave kanë ankesat e tyre, qaraviten dhe kërkojnë për të marrë atë që duan duke të bezdisur.

Mund të keni provuar shumë mënyra por sjellja nuk ndryshon derisa të dorëzoheni e të plotësoni dëshirën e tij. Megjithatë, sa herë që ata qajnë dhe marrin atë që duan, ata mësojnë se sjellja e tyre prej grindaveci funksionon dhe e arrijnë qëllimin.

Provoni këtë metodë me 3 hapa që mund të ndihmojë fëmijët e çdo moshe.

Hapi 1 – Tregojuni atyre se çfarë prisni ju prej tyre

Fëmijët sillen më mirë kur dinë se çfarë të presin. Shpjegojini fëmijës tuaj se ai po rritet dhe tashmë duhet të kërkojnë atë që duan pa u grindur apo pa qarë.

Shpjegojini fëmijës suaj se nëse ai kërkon dicka me të bërtitur, ju do t’i vendosni duart mbi veshët tuaj si një kujtesë që ata duhet të përdorin një zë të ulët. Bëjini të qartë se nëse përdorin zërin e tyre normal, ju do t`i dëgjoni kërkesat e tyre me shumë vëmendje.

Hapi 2 – Shpjegoni se nuk do t’i përgjigjeni të qarave te vazhdueshme

Tregojini fëmijës se nuk do të përgjigjeni fare nëse vendosja e duarve mbi veshët tuaj nuk i bën të ulin zërin. Sigurohuni që fëmija juaj ta dijë që ju do të vazhdoni të bëni sikur s`e dëgjoni zërin e tij rënkues dhe ata të kuptojnë të ndalojnë së qari.

Hapi 3 – Konfirmoni që fëmija juaj e kupton
Pasi t’i keni thënë fëmijë atë çfarë të presë nga ju, sigurohuni që ai ta ketë kuptuar cfarë i ke thënë e madje ta përsërisin fjalën tuaj.

Metoda të tjera që mund të ndihmojnë në ndalimin e qarjeve

T’i jepet fund kësaj sjelljeje nuk është gjithmonë e lehtë, kështu që përdorimi i disa metodave së bashku mund të bëjë një ndryshim.

U thoni që veshët tuaj nuk funksionojnë kur ju qani

Kur fëmija juaj përdor gjithmonë qarjen për të kërkuar dicka , thuajini se veshët tuaj nuk punojnë kur flasin në atë mënyrë. Kërkoi ta përsërisin dëshirën duke përdorur një zë normal dhe ju mos u përgjigjeni derisa ta bëjnë këtë. Nëse ata vazhdojnë të bërtasin e të qajnë, thuaji se dëshiron ta dëgjosh, por nuk mundesh. Pasi ta kesh paralajmëruae sërish njoroni fëmijën derisa të ndryshojë tonin e zërit.

Disa metoda ndihmëse pas 3 hapave:

Trego Empati, trego se e kupton

Mos i thuaj fëmijës suaj jo dhe më pas refuzoni të diskutoni më tej. Mund ta diskutoni situatën pa u dorëzuar për sa kohë që ata përdorin një zë normal. Përdorni ndjeshmërinë dhe tregoni fëmijës tuaj se e kuptoni pse ai dëshiron të bëjë ose të ketë diçka. Kur fëmija juaj e di se ju e kuptoni, ai ka më pak gjasa të ankohet. Ju mund të ofroni një zgjidhje alternative, si psh pergatitja e një liste dhuratash per diten e lindjes ose kursimi i parave në një kuti për më vonë . Jo vetëm që kjo ndihmon për t’i dhënë fund bezdisjes, por gjithashtu i mëson fëmijës tuaj kënaqësinë e vonuar dhe të mësojë të durojë.

Afrohuni me fëmijën tuaj sapo të ndalojë së qari

Kushtojini disa minuta kohë bisede për t’u rilidhur me fëmijën tuaj sa herë që ka ndryshuar sjellje e është i qetë. Kur një fëmijë ankohet, shpesh është një thirrje për vëmendje, pavarësisht nëse vëmendja është e mirë apo e keqe. Është një shenjë se fëmija juaj ka nevojë për prindin që ta dëgjojë. Në vend që të injoroni nevojën e tyre, merrni pak kohë për të kaluar me ta: lexoni, gatuani ose bëni diçka tjetër që i pëlqen fëmijës. Por në këtë moment hiqni celularin nga duart apo shpërqendrimet e tjera. Mesazhet tuaja në telefon mund të presin derisa të keni mbaruar bisedën me të dhe ia vlen të shihni një përmirësim në sjelljen e fëmijës suaj më pas.

Gjërat për të mbajtur parasysh
Nëse dëshironi që truku me 3 hapa të funksionojë, duhet të siguroni qëndrueshmëri pavarësisht se ku ndodhet fëmija juaj. Sigurohuni që bashkëprindërit dhe kujdestarët e tjerë të ndjekin të njëjtën metodë. Për më tepër, ofroni përforcim pozitiv kur fëmija juaj përparon, lavdërojeni dhe vlerësojeni atë moment gjithmonë