Shumë gra dhe vajza do ta kishin më të lehtë të shkonin tek dentisti çdo ditë se sa të bënin një vizitë një herë në 6 muaj tek gjinekologu, aq më tepër nëse ky i fundit i përket seksit mashkull. Mirëpo edhe pse tashmë jeni të informuara për rëndësinë që duhet t’i kushtoni shëndetit tuaj riprodhues e jo vetëm, vizita tek gjinekologia,gu vazhdon të shkaktojë shumë polemika e drojë. Pacientet ndihen pak ‘në siklet’, kur e gjejnë veten përballë dikujt që “inspekton” organin e tyre gjenital, ndonëse për mjekët kjo është një procedurë rutinë. Ja cilat janë 3 gjërat që duhet të dini para se të bënin një kontroll tek mjeku gjinekolog:
1.Mjeku nuk është aty për t’ju gjykuar:Një gjinekolog/-e është para së gjithash një profesionist dhe për të është shumë normale të kontrollojë pjesët tuaja intime. Mos u shqetësoni për detaje të tilla si lëkura e irrituar pas depilimit me brisk apo nëse nuk jeni depiluar, ana estetike e vaginës nuk ka lidhje me vizitën mjekësore.
2.Mos kini frikë të bëni pyetje: Edhe pse shoqëria evoluon çdo ditë, vizita tek gjinekolgu nuk duhet parë si diçka e turpshme. Çlirohuni nga paragjykimet dhe pyetni mjekun, mjeken tuaj për gjithçka që lidhet me shëndetin tuaj.
3.Në qoftë se keni dhimbje gjatë seksit, flisni me të: Shumë femra pezmatohen në këtë pikë pasi mendojnë se duke treguar këtë detaj mund të ndihen të gjykuara për performancën e tyre seksuale. Në këtë mënyrë vetëm sa i shtoni më shumë probleme vetes. Dhimbjet gjatë aktit seksual vijnë si rrezultat i patologjive të ndryshme, vetëm duke folur mund të ndihmoni mjekun të përcaktojë diagnozën e duhur.living