Nuk ka rutinë mëngjesi që funksionon njëjtë për të gjithë. Por, ka disa gabime të cilat ndoshta jeni duke i bërë dhe që ndikojnë në pjesën tjetër të ditës tuaj.
Për të zbuluar se cilat janë këto gabime që jeni duke i bërë, ne kemi hulumtuar atë që shkencëtarët dhe ekspertët e tjerë kanë thënë për gjërat që nuk duhet bërë në minutat e parë kur të zgjoheni.
Të ndalni alarmin për të fjetur edhe pak
Nganjëherë thjeshtë e ndalim alarmin për të fituar edhe 10 minuta më shumë gjumë. Por, ekspertët e gjumit thonë se kjo metodë nuk është ide e mirë. Kjo për shkak se, nëse e bëni këtë, ju hyni në një cikël të gjumit të cilin nuk mund ta përfundoni. Kështu që, në vend se të ndjeheni të çlodhur gjatë ditës dhe me energji, ju do të ndjeheni gjumash.
Të pini kafe sapo të zgjoheni
Nëse mendoni se nuk mund të funksiononi siç duhet pa pirë një filxhan kafe, mendojeni përsëri. Trupi juaj prodhon në mënyrë natyrale hormonin kortizol, i cili rregullon energjinë në mes të orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Kështu që për shumicën e njerëzve, koha më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30.
Të mos e rregulloni shtratin.
Pse ta rregullojmë? Në fund, prapë do ta prishim kur të flemë në të më vonë, apo jo? E vërtetë. Por sipas Charles Dhigg, autor i “The Power of Habit” (Fuqia e Zakonit), rregullimi i shtratit është i lidhur me një rritje të produktivitetit përgjatë gjithë ditës./