Nuk ndalen ne vendin tone ngjarjet e renda ku brenda 24 oresh ne Korce tre femra i kane dhene fund jetes se tyre.
Te treja ngjarjet nuk kane lidhje me njera tjetren.
Ngjarja e pare
(5 Korrik) një 67-vjeçare është hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja e dyte
Një 49-vjeçare ka lyer veten me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Ajo pësoi djegie e dëmtime trupore dhe u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja e trete
Një 62-vjeçare piu fostoksinë në banesën e saj në fshatin Kuç i Zi. Gruaja me iniciale L. A., u dërgua për mjekim në spital, por ndërroi jetë.