Thuajse çdo ditë dëgjojmë ndonjë rast, qoftë familjar apo i largët, që është diagnostifikuar me një prej sëmundjeve më të këqija e të pashërueshme në botë, kancerin.
Këto raste me kancer, janë shpeshtuar jashtëzakonisht shumë, sidomos viteve të fundit.
Mirëpo, ende nuk dihen saktë arsyet e përhapjes së tepërt të kësaj sëmundje, pavarësisht se disa i fajësojnë mjetet e hedhura gjatë luftës në Kosovë etj.
Një mjeke e ushqimit e ka përpiluar një listë prej 3 arsyeve kryesore se përse kjo sëmundje është hapur mjaftë shumë në të gjithë botën.
Këtë liste
1) Amerikanët hanë shumë, por nuk ushqehen mirë
Meet Catherine e akuzon kryesisht ushqimin si ndër shkaktarët kryesor të kancerit, duke treguar se ushqimet e gatshme, si ushqimet e shpejta etj., janë shumë të dëmshme për shëndetin,
2) Hapat kundër shtatzënisë
Hapat për parandalimin e shtatzënisë kanë dal në treg në vitin 1960, kur kontraceptivi oral i cili ka përqindje të lartë të estrogjenit ishte aprovuar nga FDA,
Sipas doktorit Ray Peat, ai thotë se kanceri është shkaktuar më së shumti nga përqindja e lartë e estrogjenit në trup para viteve të 1940.
Duke e marrë parasysh që hapat për parandalimin e shtatzënisë kanë përqindje të lartë të estrogjenit, është më së mirë që të shmangen këto hapa.
3) Rritja e stresit të çfarëdoshëm (emocional, mendor, mjedisit etj.)
Aftësia e trupit për tu adaptuar dhe për të iu kundërpërgjigjur stresit varet nga ushqimi që e hamë
Nëse nëse nuk e tretim ushqimin mirë, dhe nuk hamë ushqime të shëndetshme, apo edhe nëse nuk hamë mjaftueshëm, ne e ‘bombardojmë’ trupin tonë me stresues të mjedisit.
Kur qelizat e trupit tonë ushqehen mirë dhe furnizohen me hormone mbrojtëse, aftësia e tyre për ta mbrojtur trupin tonë vetëm sa rritet duke na mbrojt ne nga sëmundjet e ndryshme, dhe anasjelltas.