Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.
Një 29-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, në oborrin e banesës së 29-vjeçares.
Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.