Një ndërhyrje kirurgjikale Maksilofaciale, në një rast kompleks është realizuar me sukses në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Një pacient 29 vjeç me defekt të lindur interatrial u paraqit në spital me diagnozën ‘Fascit cervikal nekrotizant. Falë kushteve të posaçme
spitalore dhe ndërhyrjes në kohë pacienti gëzon shëndet të plotë.
Falënderojmë ekipin e mjekëve: Dr. Everest Dede, Kirurg Maksilofacial, Dr. Edmond Breshani, Shef i Shërbimit të Reanimacionit; Dr. Anisa Hila, Anesteziste; Infermiere salle Kleoniqi Mustafaraj dhe Rajmonda Lilaj.